Notat e lojtarëve të Kosovës në fitoren ndaj Qipros, Amir Rrahmani dhe Ermal Krasniqi më të mirët
Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).
Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti i shënuan golat në këtë takim.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Amir Rrahmani me notën 8.4, duke treguar paraqitje shumë të lartë.
Pas tij lartë u vlerësua edhe Ermal Krasniqi që kishte notën 8.1, pasi edhe anësori sulmues ishte i pandalshëm sonte.
Arijanet Muric (7.9) dhe Lumbardh Dellova (7.6), ishin dy të tjerët më të vlerësurit te Kosova.
Notat më të ulëta te Kosova i kishin Edon Zhegrova (6.3) dhe Donat Rrudhani (6.5).
Te mysafirët më i miri ishte Charalampos Charalampous me notën 7.4, ndërsa më i dobëti Andreas Karo (6.1).
Notat e lojtarëve të Kosova dhe Qipros:
Kosovë:
Qipro: