Shqipëria U-21 i mbyll me fitore kualifikueset e “EURO 2025”
Sport
October 15, 2024 - 23:00
Shqipëria U-21 triumfoi 1-0 ndaj Armenisë U-21 në stadiumin “Air Albania”, duke e mbyllur me fitore edicionin kualifikues të “EURO 2025”.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, dominuan takimin dhe krijuan raste të shumta shënimi, por sfida u vendos nga një autogol në minutën e 57.
Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0. Edicioni kualifikues “EURO 2025” për Kombëtaren U-21 mbyllet me pesë fitore, një barazim dhe katër humbje.
Shqipëria U-21 renditet në vendin e katërt me 16 pikë.