FC Prishtina 01, e gatshme për Ligën e Kampionëve
Sport
October 14, 2024 - 21:48
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të pres Ligën e Kampionëve, në futsall, ku klubi FC Prishtina 01 është organizator i kësaj ngjarje.
Nga 23 deri më 26 tetor, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të pres klubet Sporting Braga, SK Plzen dhe MNK Olmissum, njofton klubi kryeqytetas, transmeton "Zëri".
Ndeshjen e parë e kampionit në fuqi zhvillohet më 23 tetor ndaj MNK Olmissum nga ora 20:00.
Një ditë më pas, më 24 tetor, FC Prishtina 01 do të përballet me SK Plzen.
Ndërsa më 26 tetor, në ndeshjen e fundit, do të luajë ndaj gjiganëve portugez, Sporting Braga.
Skuadra është duke u bërë gati për këto ndeshje, ndërsa ekipi pret edhe gatishmërinë e tifozëve ttë tyre për këto ndeshje. /Zëri