Para ndeshjes ndaj Qipros, Foda: Duhet të synojmë lart dhe do të luftojmë për vendin e parë në grup
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dalur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros.
Foda u shpreh se kundër Lituanisë kemi treguar që jemi ekip i mire dhe luajmë si një ekip.
“Kundër Lituanisë kemi treguar që jemi ekip i mirë dhe luajmë si një ekip.
Më e rëndësishmja është që luajmë së bashku me shumë energji. Kemi munduar të shënojmë më shumë gola. Personalisht nuk jam i kënaqur me vendin e dytë. Duhet të synojmë lart dhe do të luftojmë për vendin e parë në grup”, është shprehur Foda.
Trajneri foli edhe për lëndimet.
“Aro Muriç ka qenë i lënduar, por dje ka qenë në stërvitje dhe do ta shohim nëse do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Për ndeshjen e nesërme do të mungojë Elvis Rexhbeçaj pasi është suspenduar me kartona dhe na duhet të gjejmë një alternative për ta zëvendësuar”, përfundoi ai.
Ndeshja ndaj Qipros do të zhvillohet nesër (e martë) në “Fadil Vokrri” në orën 20:45. /Zëri