FIFA hap derën për një ndryshim të madh rregullash – kjo do ndikonte tek transferimet e lojtarëve
FIFA ka njoftuar se një dialog do të hapet me pikëpamjet për të bërë disa ndryshime në tregun e transferimeve, pas një vendimi që mori Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Në vitin 2014, ish-mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, në mënyrë të njëanshme e kishte shkëputur kontratën e tij me Lokomotivën e Moskës, por ishte ndaluar nga FIFA që të nënshkruante për Charleroin.
39-vjeçari Diarra nuk ishte në gjendje të nënshkruante për Charleroin gjatë asaj kohe, por një vit pasi mbeti pa klub ai u transferua tek Olympique Marseille. Ai më pas u transferua tek Al-Jazira dhe Paris Saint-Germaini para se të pensionohej në vitin 2019.
Transferimi në Belgjikë u ndalua nga FIFA shkaku i thyerjes së kontratës, ka raportuar Diario AS.
Sidoqoftë vendimi nga gjykata doli në favor të Diarras, diçka e cila bëri që francezi të përfitonte 10 milionë euro kompensim nga FIFA.
Për këtë arsye, organi drejtues i futbollit ka njoftuar një rishikim të ri të rregulloreve aktuale mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve.
Drejtori i Shërbimeve Ligjore në FIFA, Emilio Garcia Silvero, e bëri të ditur këtë nga llogaria zyrtare e FIFA-s, duke theksuar se ata do të ftojnë palët përkatëse të interesuara në bisedë për të përditësuar rregulloret e tyre dhe për të parë sistemin aktual të transferimeve.