Hadergjonaj flet për fitoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjen ndaj Qipros: Luftuam të gjithë për njëri-tjetrin

Hadergjonaj flet për fitoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjen ndaj Qipros: Luftuam të gjithë për njëri-tjetrin

Sport October 13, 2024 - 15:02

Florent Hadergjonaj ka folur për fitoren ndaj Lituanisë, por edhe ndeshjen e ardhshme të Kosovës ndaj Qipros.

Mbrojtësi dardan tha se ka qenë një ndeshje e vështirë në udhëtim, por që e kanë dominuar kundërshtarin.

Anëtari i Alanyaspor tha se atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme në kampin kombëtar, derisa kanë luftuar të gjithë për njëri-tjetrin.

“Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe e kemi ditë para ndeshjes se duhet të fitojmë. E kemi analizuar ndeshjen e Lituanisë ndaj Rumanisë dhe kanë luajtur mirë. Nuk ka qenë lehtë dhe e kemi dominuar lojën për 80 minuta, por një gabim i vogël që është normal në futboll na bëri të vështirë fundin, megjithatë fitorja ka qenë me meritë”.

“Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe kemi luftuar për njëri tjetrin. Kemi pasur një atmosferë shumë të mirë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Hadergjonaj.

Tutje mbrojtësi dardan foli edhe për përballjen e Kosovës të martën mbrëma ndaj Qipros.

“Nesër e kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe kryesorja është të rifitojmë energjinë. E dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe kundër Qipros në ‘Fadil Vokrri’ shkojmë vetëm për fitore dhe nuk ka diskutim”, deklaroi mbrojtësi anësorë Florent Hadergjonaj.