Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës duke e përdorur Kosovën

Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës duke e përdorur Kosovën

Sport October 12, 2024 - 21:40

Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaqërisht Granit Xhakën.

E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran, Blick.

 

“Veprimet nacionaliste të tifozëve serbë”, është titulli i këtij mediumi

Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merr topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.

Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë.

Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.

Po ashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim.