Notat e lojtarëve: Lituani 1-2 Kosovë, Zhegrova me notën më të lartë
Kosova ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Lituania në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”, përfundoi me rezultat 1-2.
Në epërsi fillimisht kaloi Kosova me anë të supegolit të Edon Zhegrovës, pas asistimit të Florent Muslijes në minutën e 20-të, dyfishimi i rezultatit erdhi nga Ermal Krasniqi në minutën e 64-të, njëherit edhe goli i pare për Krasniqin me fanellën e Kosovës.
Kurse golin për Lituaninë arriti ta realizoi Golubickas në minutën e 84-të.
Në këtë takim, më i miri i ndeshjes ishte Edon Zhegrova ku nga “Sofascore” u vlerësua me notën 8.1.
Notë të mire patën edhe Albion Rrahmani 7.3, Valon Berisha 7.2 dhe Florent Muslija 7.1.
Me këtë fitore, Kosova e sheh vetën në vendin e dytë me gjashtë pike, kurse Lituania mbetet e fundit me 0 sosh.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon ndaj Qipros të marten mbrëma në “Fadil Vokrri”, në orën 20:45. /Zëri
Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:
Lituani:
Kosovë: