Barcelona i përfundon pagesat e kontratave të Messit, Busquetsit dhe Albas
Barcelona do t’i japë fund pagesave të vazhdueshme të kontratave të Lionel Messit, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në vitin 2025.
Pavarësisht se treshja nuk luan më për Blaugrantët, por luajnë te Inter Miami, klubi katalunas mbeti borxh ndaj tyre.
Të tre lojtarët shtynë pagesat e kontratës gjatë pandemisë Covid-19 për të lejuar që të bëhen shkurtime financiare.
Megjithatë, treshja që atëherë ka miratuar marrëveshje për pagat e papaguara, si pjesë e rindërtimit fiskal të Barcelonës.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, të gjitha pagesat ndaj tyre do të përfundojnë deri në fund të sezonit 2024/25, për të hequr një barrë financiare nga hierarkia e klubit.
Shpenzimet përfundimtare nuk klasifikohen si shpenzime aktuale, pasi shifrat janë përfshirë në llogaritë e klubit për sezonin 2020/21, gjë që i ka sjellë humbjet e klubit deri në 481 milionë euro.
Kjo nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në fuqinë shpenzuese të Barcelonës në muajt e ardhshëm, por do të sigurojë që rripi i transferimit të mbetet i ngushtë në Kataluni. /telegrafi