Anglia udhëton pa dy lojtarë drejt Finlandës
Curtis Jones dhe Bukayo Saka janë larguar nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë.
Dy futbollistët nuk do të udhëtojnë drejt Finlandës, për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se Saka është rikthyer te Arsenali pas lëndimit të pësuar ndaj Greqisë, ku do ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, për të kuptuar shkallën e lëndimit.
”Curtis Jones dhe Bukayo Saka nuk do të udhëtojnë në Finlandë. Saka është rikthyer në Arsenal për vlerësim të mëtejshëm pasi është zëvendësuar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së së enjtes mbrëma kundër Greqisë.
Jones i Liverpool-it mbetet në Angli për shkak të një angazhimi personal.
Një skuadër prej 22 vetash do të fluturojë për në Helsinki të shtunën pasdite përpara ndeshjes së nesërme të UEFA Nations League.”, thuhet në njoftimin e Federatës Angleze.