Granit Xhaka zbarkoi në Serbi para përballjes së sotme në Ligën e Kombeve

Granit Xhaka zbarkoi në Serbi para përballjes së sotme në Ligën e Kombeve

Sport October 12, 2024 - 12:24

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është kapiten i Kombëtares së Zvicrës ka zbarkuar të premten mbrëma aeroportin e Nishit, para përballjes me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Image

Zvicra do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Stadion Duboëica” të Leskovcit nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pasi mesfushori i Bayer Leverkusenit ka prejardhje nga Kosova.

Image

Kështu e ka cilësuar edhe mediumi i madh zviceran Blick, i cili ka raportuar për mbërritjen e kombëtares helvetike në Serbi para përballjes së sotme.

“Disa ushtarë me automatikë dhe tetë policë të tjerë – kështu pritet kombëtarja e Zvicrës në aeroportin e qytetit të tretë më të madh serb, Nishit. Ndryshe nga zbarkimi në Beograd për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë në pranverën e vitit të kaluar, në aeroport nuk ka një zonë të veçantë për yjet e kombëtares. Në fakt, delegacioni zviceran e ka të gjithë aeroportin për vete”, ka shkruar fillimisht Blick.

Image

“Në ballë del me humor nga mini-pritja Murat Yakin, i ndjekur nga lojtarët. Një nga një, ata shëtisin drejt autobusit të ekipit, të udhëhequr nga Manuel Akanji dhe Breel Embolo. Pak më vonë, kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, del me vrap nga terminali me Andi Zeqirin – një udhëtim i veçantë për të dy lojtarët për shkak të rrënjëve të tyre kosovare”.

“Përveç një njeriu që vë re kapitenin zviceran dhe nxjerr celularin për të bërë video, nuk ka ndonjë incident të veçantë. Pas pak minutash, ekipi niset drejt hotelit të ekipit me një shoqërim policie”, mbyll lajmin mediumi zviceran. /telegrafi

Image