Dita e Kosovës: “Dardanët” përballë Lituanisë
Sport
October 12, 2024 - 08:15
Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e ka ditën e saj.
Me fillim nga ora 15:00, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë në Kaunas, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë
në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja dardane ka udhëtuar me fuqinë e plotë, përveç Leart Paqaradës që është lënduar, e është kthyer mbrapshtë tek ekipi i tij.
Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën.
Kosova fitonte herën e parë 4-0, me ndeshjen që i takonte miqësoreve.
Për momentin në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova zë pozitën e dytë në grupin C2 me tri pikë. Lituania është e fundit me 0 pikë.