Daku shikon nga ndeshja me Gjeorgjinë pas humbjes prej Çekisë
Mirlind Daku ka thënë pas humbjes së Shqipërisë 2-0 nga Çekia se e kanë ditur se do jetë ndeshje e vështirë.
Lojtarët tanë nuk ishin në elementin e tyre për këtë takim, duke mos arritur ta bënin lojën që bënë në ndeshjet e kaluara.
“E kemi ditur që na pret ambient shumë i nxehtë, duke pasur parasysh që i kemi mposhtur 3-0”, deklaroi Daku pas ndeshjes.
“E kemi ditur se na pret ambient i nxehtë. Kemi pasur shanse edhe sonte. I kishim dy shanse të mira, po të ishim më syhapur do të merrnim një pikë”.
“Tani është ndeshja me Gjeorgjinë dhe shpresojmë të jemi më syhapur dhe të shfrytëzojmë rastet. Vij me dëshirën më të madhe”.
“Nuk kursehem në asnjë moment. Nuk kemi shumë mundësi të njohim njëri-tjetrin. Mua nuk më ka rënë të luaj shumë me këta lojtarë dhe nuk është njëjtë si në ekip”.
“Shpresoj se do të vijnë edhe golat”, ka shtuar më tej Daku. /telegrafi/