Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Lituaninë

Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Lituaninë

Sport October 11, 2024 - 19:05

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes së nesërme kundër Lituanisë, e cila do të nisë në orën 15:00, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjatë paradites, lojtarët vizituan stadiumin “Darius ir Gireno” në Kaunas, duke kryer një ecje në fushë për t’u ambientuar, pasi UEFA vendosi që stërvitjet zyrtare të mbahen në një fushë alternative për shkak të zhvillimit të dy ndeshjeve brenda pak ditësh në të njëjtin stadium.

https://fb.watch/v959uBo_9z/

Në seancën stërvitore të mbajtur pasdite, përzgjedhësi Franco Foda u fokusua te detajet taktike, duke përmirësuar reagimet e skuadrës gjatë situatave të goditjeve nga këndi dhe ndërprerjeve, njofton FFK-ja.

Kosova është e dyta në grup me tri pikë, aq më pak se Rumania që ka vendin e parë.

Lituania pozicionohet e fundit me asnjë pikë.