Xhudistet kosovare përfundojnë në vendet e pesta
Erza Muminoviq e Flaka Loxha kanë mbetur pa medalje në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.
Të dy xhudistet garuan të premten, në ditën e parë të kësaj ngjarjeje.
Erza garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. E mposhti francezen Astride Gneto e në gjysmëfinale pësoi nga Khorloodoi Bishrelt, mongolja që prezanton Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për medalje të bronztë pësoi me Ippon nga Lea Metrot e Francës.
Flaka Loxha garoi në kategorinë deri 57 kilogramë. Fillimisht mposhti rusen Natalia Elkina, që garon për me flamurin e IJF-së. Më pas Flaka fitoi ndaj brazilianes Sarah Souza.
Në gjysmëfinale Flakën e mposhti gjermanja Seija Ballhaus, ndërsa për medalje të bronztë Acelya Toprak e Azerbajxhanit. Të shtunën garon Dëbora Gjakova.
Në Abu Dabi po garojnë 219 xhudistë nga 29 vende.