Maxharraj: Në derbi tentoj të tregoj se kujt i përket kurora e të fortit, në Champions jemi në një grup të fortë - qëllimi të kalojmë në 16-she

Maxharraj: Në derbi tentoj të tregoj se kujt i përket kurora e të fortit, në Champions jemi në një grup të fortë - qëllimi të kalojmë në 16-she

Sport October 11, 2024 - 17:26
Nga: Agnesa Krasniqi

Drilon Maxharraj është njëri ndër lojtarët më të mirë të futsallit, i cili luan në radhët e FC Prishtina 01.

Maxharraj aktualisht është duke treguar formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa së fundmi ka rrëmbyer edhe çmimin “Lojtari i Javës” së katërt në Lirimi Superligë, njëherit i pari për këtë sezon.

Në një intervistë të shkurtë për “Zërin”, Maxharraj ka folur fillimisht për ndeshjen e radhës ndaj Mabex Prishtina, në derbi lokal, ku u shpreh se gjithmonë tenton për të treguar se kujt i përket kurora e të fortit.

“Ndeshja ndaj Mabetexit është derbi i kryeqytetit dhe gjithmonë tentoj me tregu se kujt i përket kurora e të fortit”, u shpreh fillimisht Driloni.

Prishtina 01 – Mabex Prishtina do të zhvillohet sonte (e premte) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në orën 19:00. Kampioni në fuqi aktualisht është lider në tabelë me 12 pikë.

Driloni xhiron që lam pas , arriti të shkëlqej me het-trick në fitoren e thellë 8-3 ndaj Drenasit, e për këtë paraqitje tha se gjithmonë është i fokusuar 100% dhe se shënimi i golave është si rezultat i punës së madhe ekipore.

“Si në çdo ndeshje ashtu edhe në ndeshjen ndaj Drenasit jam i fokusuar 100% dhe mundohem me dhënë maksimumin. Shënimi i golave është si rezultat i punës së madhe ekipore që jemi duke bërë dhe ndjehem mirë që golat që i shënoj ndihmojnë ekipin për të arritur qëllimet tona që i kemi para vetes”, vazhdoi Maxharraj.

4 ndeshje 4 fitore në këtë fillim sezoni, Driloni thotë se puna e pa lodhshme e dyshes Ferid Agushi dhe Haki Ahmeti po ashtu përkushtimi dhe diciplina e të gjithë lojtarëve, është suksesi i këtij fillimi.

“Puna e pa lodhshme që janë duke bërë dyshja e trajnerve Ferid Agushi dhe Haki Ahmeti, njekohësisht përkushtimi dhe diciplina e të gjithë lojtarve për të arritut qëllimet tona janë suksesi i këtij fillimi ku shpresojm te vazhdoj edhe në vazhdim të garave si në Superliga Lirimi dhe në Ligën e Kampionëve”.

Numri 9 i kampionit në fuqi xhiron e kaluar mori çmimin “Lojtari i Javës” pas paraqitjes ndaj Drenasit, për këtë u shpreh i priveligjuar.

“Çmimet individuale janë gjithmonë sekondare për mua por jo edhe të pa rëndesishme në vlersimin që të bëhet, andaj edhe ndjehem i priveligjuar për këtë çmim”.

Driloni foli edhe për Ligën e Kampionëve, ku prej 22-27 tetor, do të kemi ndeshje interesante të Championsit.

“Siç jeni në dijeni ne jemi në një grup mjaftë të fort, por qëllimet janë të njejta kalimi ne Elite Round (16-she) në mesin e ekipeve më elitare të Evropës. Për të arritur deri këtu dhe për t’u përballur me këto ekipe ne kemi punuar që nga muaj gusht dhe jemi në formën më të mirë të mundshme, si për nga forma fizike ashtu edhe nga ajo psiqike, ç’të them tjeter vetëm se adhurusit e futsallit të përgaditen për një javë spektakulare dhe atraksion që din të krijon këto lojra të futsallit”, përfundoi Maxharraj.

Prishtina 01 do të ketë përballë ekipet si MNK Olmissum, SK Plzen dhe SC Braga në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet:

23 tetor

MNK Olmissum – Prishtina 01, 20:00.

24 Tetor:

Prishtina 01 – SK Plzen, 20:00.

26 tetor:

Prishtina 01 – SC Braga, 20:00. /Zëri