Neymari blen ishull, zbulohet shuma marramendëse që i shpenzoi për të

Neymari blen ishull, zbulohet shuma marramendëse që i shpenzoi për të

Sport October 09, 2024 - 16:22

Neymar Junior vazhdon të jetë protagonist në botën e futbollit, ndonëse ka mbetur jashtë fushave të blerta qe një vit shkaku i një lëndimi të rëndë që e kishte pësuar.

Për yllin brazilian po flitet edhe jashtë futbollit, përkatësisht ai është i përfolur për jetën e tij private.

Së fundmi, përfaqësuesi brazilian ka investuar në një ishull.

Image

Më saktësisht, 32-vjeçari e ka blerë ishullin “Ilha do Japao”, i vendosur në Angra dos Reis në shtetin e Rio de Janeiros.

Pasi e kishte “provuar” për 50 mijë dollarë një natë qëndrimi, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit kaloi aq mirë sa që vendosi t’i blinte krejt 2500 metrat katrorë të ishullit të vogël.

Neymar i shpenzoi hiç më pak se 9 milionë dollarë për këtë investim.

Braziliani ndërkohë e ka një shtëpi luksoze në Brazil, më saktësisht në Alphaville, një lagje luksoze në San Paolo.

Prona e tij shtrihet mbi 1500 metra katrorë dhe e përmban një pishinë të ngrohtë, një fushë dhe një garazh për 20 automjete, në gjendje për t’i mbajtur super makinat e yllit brazilian.

Neymar ishte bërë baba për herë të dytë më 6 tetor të vitit 2023, ndërsa ishte lindur vajza e tij e dytë, Mavie Biancardi Santos, të cilën e gëzon me modelen dhe influenceren braziliane, Bruna Biancardi, me të cilën është i lidhur nga viti 2021.

Sulmuesi brazilian u rikthye së fundmi në stërvitje me ekipin e tij, Al Hilal dhe nga janari pritet të rikthehet në fushën e blertë për ta ndihmuar ekipin nga Saudi Pro League.

Neymar konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të talentuar në Shekullin XXI, por atë nuk e kishin lënë rehat lëndimet gjatë karrierës.

Ai njëherësh është edhe futbollisti më i shtrenjtë në histori pasi PSG-ja i kishte shpenzuar 222 milionë euro për ta blerë kartonin e tij nga Barcelona vite më parë. / Express