Kloppi ka një punë të re, nënshkroi kontratë me një klauzolë speciale
Trajneri gjerman Jurgen Klopp do të jetë drejtor i ri në Red Bull nga janari.
Kloppi tashmë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe do të fillojë rolin e tij të ri në Red Bull më 1 janar 2025, raporton Sky Sports.
Eksperti gjerman do të provojë kështu rolin e drejtorit strategjik dhe do të jetë përgjegjës për rrjetin ndërkombëtar të të gjitha klubeve të futbollit të lidhura me Red Bull. Jo në mënyrë aktive, por strategjike.
Kështu, Klopp do të mbështesë dhe ndihmojë krerët e RB Leipzig, RB Salzburg dhe New York Red Bulls, ndër të tjera, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë së futbollit të RB.
Ai gjithashtu duhet të përdorë rrjetin e tij në zbulimin dhe përzgjedhjen e trajnerëve dhe talenteve, duke përfshirë Brazilin dhe Japoninë.
Mirëpo, siç raporton Sky Sports, Klopp ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që lidhet me një angazhim të mundshëm në kombëtaren gjermane dhe nëse një ditë merr një ofertë, i garantohet një opsion largimi nga Red Bull.
Kujtojmë, Klopp u largua nga Liverpooli pas nëntë vitesh në fund të sezonit të kaluar, pas së cilës njoftoi se e kishte ndërprerë karrierën e tij si trajner për një periudhë të caktuar.
Në karrierën e tij, ai ishte dy herë kampion i Gjermanisë me Borussia Dortmundin, së bashku me një Kupë dhe një Superkupë.
Nga ana tjetër, ai i ktheu Liverpoolit titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vjetësh dhe koleksionit të tij i shtoi një Ligë të Kampionëve, FA Cup, dy Kupa të Ligës, Community Shield, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi
ë Excl | Jürgen #Klopp will become the new „Global Head of Soccer“ at Red Bull ë
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 9, 2024
.. starting on January 1, 2025. Klopp has already signed a long-term contract.
ë Additionally, Klopp has secured an exit option allowing him to become the head coach of the Germany national… pic.twitter.com/eBzXKSQ85V