Real Madridi e nderon Andres Iniestën, pas pensionimit
Real Madridi e ka nderuar ish-lojtarin e Barcelonës, Andres Iniesta, pasi ky i fundit u pensionua nga futbolli aktiv.
Iniesta dje njoftoi se i ndau rrugët me futbollin aktiv, pas një karriere goxha të suksesshme me Barcelonën, dhe aventurave në Japoni e në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Spanjolli fitoi nëntë herë La Ligan e katër herë Ligën e Kampionëve, ndër trofe të tjerë.
Gjatë kohës së tij në Barcelonë, rivaliteti me Real Madridi mori një tjetër nivel, derisa më 2015 ai u duartrokit nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, pas një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren prej 4-0 nga Barcelona.
Klubi nga kryeqyteti e nderoi Iniestën me një komunikatë pas pensionimit të tij, duke ia kujtuar edhe golin e shënuar me Spanjën ndaj Holandës, që ia fitoi “Stuhisë së Kuqe” titullin kampion bote.
Në komunikatë thuhej poashtu se klubi “nderon dhe admiron një nga legjendat më të mëdha në historinë e futbollit spanjoll”.
“Real Madridi i dëshiron suksese në të ardhmen, atij dhe familjës së tij”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit madrilen.