Lajmërohet Arbër Zeneli, akuzon “ekspertët” për zhurmë në media
Ish-numri i 10-të i Kosovës, Arbër Zeneli, përmes Instagramit ka reaguar lidhur me raportet e tij me Kombëtaren.
Futbollisti ka “sqaruar” situatën mes tij dhe reprezentacionit, rreth fanellës, raporton Klankosova.tv.
Pavarësisht se nuk e shpjegon atë që ndodhi në ndeshjen me Rumaninë, megjithatë thotë se numri 10 nuk ka të bëjë asgjë me rrethanat, andaj sipas tij është ekzagjeruar.
“Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur për Kosovën dhe i kam ca kujtime që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen”, shkruan ndër të tjera Zeneli, transmeton Klankosova.tv.
Në fund u dërgon selam edhe atyre që ai i quan “eksperta”, për të cilët thotë se po shtyhen se kush e ka zërin më të lartë.
Ky reagim i futbollistit vjen pasi të dielën në emisionin “Sports Show”, gazetari dhe prezantuesi, Arlind Sadiku, publikoi një bisedë me babain e Arbër dhe Besfort Zenelit, Avniun, i cili akuzonte Federatën për sjellje jokorrekte ndaj birit të tij, kurse për djalin tjetër tha se “Kurrë nuk do të luaj për Kosovën”.