“Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta
Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova, ndërsa ka folur edhe për ëndrrën e tij të luajë te Barcelona.
Ai në një intervistë potencoi se ka biseduar me përzgjedhësin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.
”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi Zhegrova.
Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentoj shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova.
”Është një ëndërr për mua të luajë për Barcelonën” – këto ishin fjalët që Edon Zhegrova i kishte thënë në një intervistë për klan kosova para tre viteve.
Kjo thënie u kthye së fundmi nga mediat spanjolle, pasi ylli i Lille ishte më i miri ndaj rivalit të blaugranëve, Real Madridit, sfidë në të cilën u shpall lojtari i ndeshjes.
”Po besoj që mundet me u arrit, veç me punë me përqendrim në futboll, besoj që mundet u arrit”, nënvizoi Zhegrova.
Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. /telegrafi