Malisheva fiton me rikthim ndaj Suharekës, vazhdon të mbetet në krye
Malisheva po vazhdon me formë të mirë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka arritur fitore me rikthim ndaj Suharekës.
Malishevasit fituan 3-1 në udhëtim te skuadra e sapo promovuar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Pikërisht Suhareka doli e para në epërsi me anë të Mevlan Zekës në minutën e nëntë të takimit, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Por, pjesa e dytë komplet ishte e Malishevës.
Arlind Veliu barazoi në minutën e 58-të të ndeshjes.
Për epërsinë e Malishevës në Suharekë u përkujdes lojtari në formë, Fatjon Bunjaku, vetëm pesë minuta pas golit të parë.
Fitoren në udhëtim e konfirmoi goli i Drilon Hazrollajt në minutën e 82-të të ndeshjes.
Malisheva mbetet në krye të tabelës, të paktën edhe për një javë, me 17 pikë, tri më shumë se Ballkani në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Suhareka bie në pozitën e gjashtë me 13 pikë të tubuara në 7 ndeshje.