Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haalandi do t’i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haalandi do t’i bashkohet Barcelonës në verë

Sport October 06, 2024 - 15:38

Erling Haaland mbetet dëshira kryesore e Barcelonës në afatin kalimtar veror.

Ylli i Cityt mund të largohet nga kampionët e Anglisë, vetëm nëse skuadra angleze dënohet rëndë.

Fabrizio Romano ka folur për thashethemet e fundit që lidhin E rling Haaland me një kalim te Barcelona.

“Erling Haaland – Barcelona ka qenë e lidhur me yllin e Manchester Cityt në shtypin spanjoll, por ndjenja ime e sinqertë është se parashikimi se çfarë do të bëjë Barca tani për verën e 2025 do të ishte diçka krejtësisht e sajuar”.

“Do të varet nga Fair Play Financiar dhe se si do të shkojë ky sezon. Është ende fillimi i tetorit”.

“Në klub, ata absolutisht nuk po punojnë në këto lloj marrëveshjesh të mëdha për verën e vitit 2025 tani”.

“Haaland është i fokusuar vetëm te Man City, nuk ka asgjë konkrete në vazhdim – mund ta garantoj këtë”, ka raportuar Romano. /Telegrafi