Kosova U-15 shpallet fituese e turneut “UEFA Development”

Kosova U-15 shpallet fituese e turneut “UEFA Development”

Sport October 06, 2024 - 13:06

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në kategorinë U-15 janë fitues të turneut të “UEFA Development” që u mbajt në Maltë.

“Dardanët” kishin bilanc të 100 për qind duke i fituar të tria ndeshjet.

Së fundmi, skuadra e Ilir Nallbanit, e mposhti nikoqirin me rezultat 0:1.

Djelmoshat nga Kosova, po ashtu triumfuan ndaj Estonisë me rezulat 2:1 si dhe ndaj Gjilbraltarit pas penalltive (4:3), sepse koha e rregullt e takimeve përfundoi 0:0.