Pas dy barazimeve, Man City i rikthehet fitoreve në Premierligë
Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
“Citizens” triumfuan 3:2 në shtëpi ndaj Fulham, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë, nuk ishte një ndeshje e lehtë për kampionin anglez, pasi që e pa veten në disavantazh pas 26 minutave lojë, pas golit të Pereiras.
Por, vetëm gjashtë minuta më pas, Mateo Kovaçiq barazoi shifrat.
Ishte pikërisht mesfushori kroat që shënoi për 2:1 në minutën e 47 të ndeshjes.
Jeremy Doku shënoi për 3:1 në minutën e 82-të, teksa Rodrigo Muniz shtatë minuta më vonë shënoi për 3:2.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Liverpooli që i prin renditjes.
Në anën tjetër, Fulham mbetet i gjashti me 11 pikë gjithsej.