Liverpooli fiton minimalisht në udhëtim te Crystal Palace
Liverpooli ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Diogo Jotas, ndërsa asistuesi ishte Cody Gakpo.
Portugezi pati një rast tjetër port të shënuar golin e dytë personal në minutën e 35-të, mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë.
Rasti i parë serioz për Crystal Palacen u rkijua nëminutën e 45+2-të, kur Ismaila Sarr bëri një gjuajtje të mirë, por në vend ishte liston Becker.
Mohamed Salah (57’) mendoi ta befasonte Dean Hendersonin, ndërsa portieri i Palaces bëri një pritje bravuroze.
Ndoshta kjo fitore mund të ketë shije të hidhur për Liverpoolin, pasi Alisson (79’) u detyrua të lëshonte fushën si i lënduar, ndërsa në vend të tij u fut Vitezslav Jaros.
Ebrechi Eze testoi menjëherë portierin e mysafirëve, por që ky i fundit bëri pritje të mrekullueshme.
Liverpooli vazhdon si lider në Ligën Premier pas javës së shtatë, ndërsa në xhiron e tetë përballen me Chelsean. /Telegrafi