Tifozi bën tatuazh Granit Xhakën, reagon babai i futbollistit: Emocionuese të shohim se sa shumë e duan

Tifozi bën tatuazh Granit Xhakën, reagon babai i futbollistit: Emocionuese të shohim se sa shumë e duan

Sport October 05, 2024 - 12:22

Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar të Zvicrës, Granitit, ka thënë se ishte një moment i veçantë, kur një fans bëri tatuazh djalin e tij.

Tutje, ai shton se përkushtimi i tij si prind, ka gjithmonë që djemtë e tij të punojnë në rrugën drejt suksesit.

“Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit”, shkroi Ragipi në Facebook.