Objektivat e Mbappes për këtë sezon
Superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe thuhet se i ka vendosur vetes një objektiv të jashtëzakonshëm për të shënuar gola për sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu. Sulmuesi francez iu bashkua Los Blancos këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Sipas El Chiringuito TV, fituesi i Kupës së Botës 2018 dëshiron të përfundojë me të paktën 50 gola në fund të sezonit në të gjitha garat. Është relativisht herët këtë vit, por Mbappe tashmë ka arritur të gjejë rrjetën shtatë herë dhe të bëjë një asistim në 10 paraqitje në të gjitha garat.
Përveç 38 ndeshjeve që janë të garantuara në La Liga, shumë do të varet nga numri i ndeshjeve që ai do të shohë në kompeticionet e kupave. Shumë do të prisnin që Mbappe të drejtonte sulmin në shumicën e ndeshjeve të Real Madridit në Ligën e Kmapionëve, gjë që do t’i jepte atij mundësinë për të arritur këtë moment historik.
Sigurisht, numri i ndeshjeve që gjigantët spanjollë shohin në garat më të larta të Evropës do të varej gjithashtu nga përparimi i tyre në kompeticione. Thënë kjo, jo shumë do të bastnin kundër tyre, pasi arritën të fitonin Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.
Sa i përket rekordeve të fundit të Mbappes, ai arriti të përfundojë sezonin 2023/24 me 44 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat për PSG-në. Një vit më parë, 25-vjeçari shënoi 41 gola dhe bëri 10 asistime në 43 ndeshje.
Mbappe do të kërkojë të shtojë numrin e golave të tij në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në ligë kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu të shtunën (5 tetor).