Yamal e bën një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Sport October 04, 2024 - 23:19

Ylli në rritje i Barcelonës, Lamine Yamal shpesh krahasohet me Lionel Messin.

Sigurisht, anësori 17-vjeçar ka një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur nivelin e argjentinasit, por ka një gjë që ai tashmë e bën më mirë – flet anglisht.

Ose, të paktën, ai e bën këtë në publik, pasi fituesi i Kupës së Botës nuk është parë asnjëherë duke folur anglisht.

Messi mund të mësonte një ose dy gjëra nga Lamine, sidomos në këtë aspekt, pasi futbollin tashmë e ka kompletuar.

Në videon më poshtë mund të shikoni se si Yamal flet në gjuhën angleze para kamerës. /telegrafi