![Zhegrova, Muslija dhe Muriq ftohen nga Foda](/uploads/zeri.info/images/2024/October/04/auto_Zhegrova-e17280526429291728059959.jpg)
Zhegrova, Muslija dhe Muriq ftohen nga Foda
Sport
October 04, 2024 - 18:38
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda.
Treshja e përjashtuar nga grumbullimi i muajit shtator, rikthehen në Kombëtare, raporton Klankosova.tv.
Në postimin e FFK-së thuhet se Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arjanet Muriq, kanë kërkuar falje për mosrespektimin e rregullave të ekipit përfaqësues, madje duke paraqitur edhe një letër me nënshkrimet e treshës së lojtarëve.
Më poshtë e gjeni deklarimin e plotë të Federatës.