Zyrtare: Tervell Beck rikthehet te KB Peja

Zyrtare: Tervell Beck rikthehet te KB Peja

Sport October 04, 2024 - 14:43

KB Peja ka njoftuar se kanë rikthyer basketbollistin, Tervell Beckun në radhët e saj.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Becku ishte pjesë e Pejës edhe sezonin e kaluar, teksa tani lojtari pritet të udhëtojë nga Izraeli të dielën për t’u bashkuar me klubin pejan. /Zëri

Postimi i plotë nga Peja:

Tervell Beck is BACK!

Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me Tervell Beck për rikthimin e tij në skuadrën tonë. Beck ishte pjesë e Pejës edhe sezonin e kaluar.

Basketbollisti pritet të udhëtoj nga Izraeli ditën e diel, ku po largohet pas situatës së komplikuar - për t'u bashkuar me Pejën duke filluar aventurën e dytë me ngjyrat verdhezi.

Nunu is back!