Superderbi në Mitrovicë në xhiron e katërt në ProCredit Superligë

Superderbi në Mitrovicë në xhiron e katërt në ProCredit Superligë

Sport October 04, 2024 - 12:14

Java e katërt e ProCredit Superligës do të sjellë përballje mjaft interesante.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku të dy skuadrat do të luftojnë për fitore. Kuqezinjtë kanë një fitore e dy humbje, derisa prizrenasit një fitore e një humbje.

Sfidë interesante është ajo mes ish-kampionëve, Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ku të dy skuadrat verdhezi synimin e vetëm e kanë fitore në këtë takim. Pejanët kanë një fitore e një humbje, derisa therandasit një fitore e dy humbje.

Derbi i kësaj xhiro është mes skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje. Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës. Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para. /Zëri

ProCredit Superliga - Java e 4-t:

E shtunë

17:15 Vëllaznimi - Proton Cable Prizreni

19:00 Peja - Golden Eagle Ylli

E diel

17:15 Trepça - Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Bora.

Image