Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Lille me Edon Zhegrovën e mposhtin kampionin në fuqi, Real Madridin

Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Lille me Edon Zhegrovën e mposhtin kampionin në fuqi, Real Madridin

Sport October 02, 2024 - 22:58

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të cilat ishin në program për t’u zhvilluar sonte për xhiron e dytë.

Real Madridi është befasuar nga Lille pasi është mposhtur me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga penalltia, penallti kjo e fituar nga sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, teksa u ekzekutua nga Davidi në minutën e 45+3’.

Humbje ka pësuar edhe Bayern Munichu nga Aston Villa me rezultat 1-0.

Fitore ka shënuar Liverpooli ndaj Bolognas 2-0, kurse Juventusi ndaj Leipzigut 2-3. /Zëri

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Benfica 4-0 Atletico Madrid.

Dinamo Zagreb 2-2 Monaco.

Sturm Grumz 0-1 Club Brugge.