Atalanta shënon fitore ndaj Shakhtar Donetskit, Gjimshiti protagonist

Atalanta shënon fitore ndaj Shakhtar Donetskit, Gjimshiti protagonist

Sport October 02, 2024 - 20:42

Atalanta ka shënuar fitore në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi italian triumfoi 0:3 ndaj Shakhtar Donetsk në “Veltins Arena”.

Berat Gjimshiti kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes pas asistit nga Lookman.

E ky i fundit shënoi për 0:2 në minutën e 44-të.

Bellanova u përkujdes për epilogun e këtij takimi në minutën e 48-të.

Me këtë fitore, tani Atalanta ka katër pikë pas dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, Shakhtar Donetsk mbetet me një pikë të grumbulluar.