Amir Rrahmani, “mbret” për lojën në ajër, lë pas emra të njohur të futbollit
Sipas statistikave të CIES, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në botë sa i përket lojës në ajër.
Statistikat janë llogaritur nga 66 ligat më të mira në botë, ku kapiteni i Kosovës ka dal i pari në renditje.
Ai ka 98.9 për qind të dueleve të fituara në ajër, duke lënë pas Virgil Van Dijk në vendin e dytë me 96.3 për qind.
Ousmane Diomande ka 94.2 për qind në vendin e tretë, ndërsa në vendin e katërt është Willian Pacho i PSG-së me 93.4.
Lucas Merolla i Mazatlan të Meksikës është në vendin e pestë me 92.1.
Rrahmani prej ardhjes së Antonio Conte, po zhvillon një sezon mjaftë të mirë, duke u kthyer në lider të mbrojtjes te Napoli.
Ai pas disa ditësh pritet të jetë në Prishtinë për të udhëhequr Kosovën për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron./Telegrafi
Top centre backs for aerial play*, 6ë6ë leagues ë
— CIES Football Obs (@CIES_Football) September 30, 2024
ë #AmirRrahmani ë
ë #VirgilvanDijk ë
ë #OusmaneDiomande ë
4ë #WillianPacho ë
5ë #LucasMerolla ë
* As per @CIES_Football Index powered by @Wyscout ë More exclusive ë statsëhttps://t.co/Qfv9Y05QD5 pic.twitter.com/EfG95D4FqN