Arsenali me fitore komode ndaj PSG-së, Bayer Leverkuseni mposht minimalisht Milanin
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të xhiros së dytë, ku ishin në program për t’u zhvilluar sonte.
Arsenali ka arritur të regjistrojë fitore komode 2-0 ndaj PSG-së, në stadiumin “Emirates”.
Golin e parë arriti ta shënojë Kai Havertz (20’) dhe Saka (35’).
Arsenali me këtë fitore e sheh vetën në vendin e shtatë me katër pike, kurse PSG-ja i 19-ti me tre sosh.
Fitore ka shënuar edhe Bayer Leverkuseni ndaj Milanit në stadiumin “BayArena”.
Ndeshjs përfundoi me rezultat 1-0. Golin e fitores arriti ta realizoi Boniface (51’).
Me kët fitore, Leverkuseni renditet i treti me gjashtë pike, ndërsa Milani i 29-ti me 0 sosh.
Fitore të thellë kanë regjistruar Dortmundi ndaj Celticut me rezultat 7-1, ndërsa Barcelona 5-0 ndaj Young Boysit. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve të tjera:
Inter 4-0 Crvena Zvezda.
PSV Eindhoven 1-1 Sporting CP.
Slovan Bratislava 0-4 Man City.