Bruno Fernandesit i largohet kartoni i kuq

Bruno Fernandesit i largohet kartoni i kuq

Sport October 01, 2024 - 22:30

Federata Angleze e Futbollit e ka shfuqizuar vendimin për karton të kuq ndaj Bruno Fernandesit.

Kapiteni i Manchester Unitedit u skuq në derbin e fundjavës ndaj Tottenham Hotspurs duke bërë një ndërhyrje me këmbë të ngritur.

Mirëpo, ai do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjen e radhës pasi që federata e ka vlerësuar që ndërhyrja nuk ka qenë për të kuq.