Shitjet e fanellave të Baselit prekin kulmin, kjo falë Xherdan Shaqirit
Sport
October 01, 2024 - 18:47
Asnjëherë Baseli nuk i ka shituar 13 mijë fanella në këtë pikë të edicionit. Kjo ka ndodhur këtë herë. Krahasuar me një vit më parë, numri është thuajse dyfish më i lartë, shkruan “Blick”.
Baseli ka tri fanella në shfrytëzim dhe të tri modelet janë shitur shumë në javët e fundit.
Gazeta e madhe zvicerane shkruan se “interesimi i madh nuk ka të bëj vetëm me dizajnin e pazakontë, por me lojtarin e ri që mban numri 10 – Xherdan Shaqiri”.
“Kthimi i tij në Basel ka bërë që shitjet e fanellave të prekin kulmin dhe ka shtyrë shitoren zyrtare dhe makinën e shtypjes në limite”, shkruan “Blick”.
Efekti i ardhjes së Shaqirit nuk shihet vetëm në fanella. Biletat vjetore po ashtu janë shitur më shumë se në kampionatin e kaluar.