Rrahmani e nis nga minuta e parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Liga e Kampionëve është rikthyer këtë javë me xhiron e dytë të fazës së ligës.
Nga ora 18:45 luhen dy ndeshjet e para, ajo mes Salzburgut dhe Brestit & Stuttgartit me Sparta Pragën.
Kjo ndeshja e dytë e zgjon më shumë interesimin e popullit të Kosovës e Shqipërisë, pasi aty do të luajnë katër shqiptarë.
Nga fillimi, për Sparta Prahan do të paraqiten Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani.
Në bankën rezervë do të jenë dyshja tjetër, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi.
Ndeshjen e kaluar në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburgut, gol kishte shënuar Laçi, teksa minuta kishin pasur edhe Rrahmani e Krasniqi.
Formacionet zyrtare:
Stuttgart: Nübel; Stenzel, Rouault, Chabot, Mittelstädt; Millot, Karazor, Stiller, Leweling; Undav, Demirovic.
Sparta Pragës: Vindahl; Vitík, Panák, Zeleny; Preciado, Kairinen, Laçi, Rynes; Birmancevic, Rrahmani, Haraslín.