Fitues i Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann tërhiqet nga kombëtarja
Sulmuesi i Atletico Madrid dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Antonie Griezmann, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.
Francezi publikoi një video në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin e tij.
“Sot, me zemër të rëndë njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara nga sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e kaluar, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona”, thuhej në mesazhin e tij. /abcnews