Godet Kasapolli: Qe ku i keni faktet, kundërshtari më i madh i Kosovës ishte Tirana e jo Beogradi

Godet Kasapolli: Qe ku i keni faktet, kundërshtari më i madh i Kosovës ishte Tirana e jo Beogradi

Sport September 30, 2024 - 12:20

Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli, mbrëmë foli rreth organizimit të Kampionatit Evropian U21 të Shqipërisë me Serbinë në vitin 2027.

Ai e lexoi një letër të sekretarit gjeneral të Federatës Gjermane të Futbollit në atë kohë, Horz Rudolf Schmidt, i cili, sipas gazetarit me përvojë, u kishte thënë se kundërshtar më të fortë për pranimin në UEFA e në FIFA Kosova e kishte Tiranën e jo Beogradin.

Gjithashtu, Kasapolli u shpreh përsëri i bindur se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA. /Express