Malisheva barazon ndaj Feronikelit ‘74, siguron kreun e tabelës

Malisheva barazon ndaj Feronikelit ‘74, siguron kreun e tabelës

Sport September 29, 2024 - 17:14

Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futbolli nisi këtë të premte dhe përfundoi sot.

Në “Rexhep Rexhepi” sot, Feronikeli ’74 i bëri konak Malishevës.

Në një ndeshje mjaft të luftuar, rezultati mbeti i barabartë.

Malisheva e humbi fitoren nga duart në fundin e ndeshjes, me Feronikelin ’74 që barazoi në minutën e 99-të.

Për Malishevën shënoi Agon Xhaka në minutën e 64-të, me pjesën e parë që mbyllej pa gola.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit dhe se Malisheva do të arkëtojë tri pikë shumë të rëndësishme, në skenë doli Armend Gashi i “Niklit”, që shënoi për 1-1.

Kështu, Malisheva ngjitet në krye të tabelës përsëri, por me vetëm një pikë më shumë se ndjekësi, Ballkani që ka 13 pikë.

13 pikë kanë edhe Llapi e Suhareka në vendin e tretë dhe të katërt, respektivisht.

Dukagjini zë vendin e tetë, atë të barazhit, teksa Ferizaj e Feronikeli ’74 janë në zonën e rrezikshme.