Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita me fitore komode në udhëtim te Dukagjini
Sport
September 28, 2024 - 16:59
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së shtatë.
Ballkani ka arritur të shënojë fitore të thellë në shtëpi ndaj Ferizajt.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 në Suharekë.
Dy gola u shënuan nga Sunday Adetunji (10’, 66’) dhe dy të tjera nga Giovani Ribeiro (36’, 54’).
Pas kësaj fitore, Ballkani është në krye me 13 pikë, kurse Ferizaj mbetet i parafundit me katër sosh.
Fitore ka shënuar edhe Drita ndaj Dukagjinit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë përfundoi me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Kastriot Selmani (77’) dhe Blerim Krasniqi (86’).
Me këtë fitore, Drita është e pesta me 12 pikë ndërsa Dukagjini i shtati me gjashtë sosh. /Zëri