Pas lëndimit të Ter Stegenit, Barça mund t’i regjistrojë dy yjet e ekipit në La Ligë
Sport
September 27, 2024 - 10:37
Lëndimi i Ter Stegen nuk ishte lajm aspak i mirë për Barcelonën.
Mirëpo, ky lëndim i tij do t’i hapë rrugë regjistrimi të dy futbollistëve në La Ligë.
Bëhet fjalë për Olmon dhe Wojciech Szczesnyn, i cili ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i Barçës.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë javën e ardhshme.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, lëndimi i Ter Stegen do të thotë që Barcelona mund ta çregjistrojë atë nga skuadra e tyre e La Ligë 2024/25 për momentin.
Kujtojmë që Olmo është i regjistruar vetëm deri në fund të këtij viti dhe tani ai do të ketë mundësinë që të jetë tërë sezonin 2024/25.