Evropiani Shqipëri – Serbi po realizohet
Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë bashkë Kampionatin Evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027.
Siç ka konfirmuar UEFA të enjten, kandidatura e dy shteteve është e vetmja që ka qenë brenda afateve, ka shkruar Associated Press. Këtë javë ishte afati i fundit për të paraqitur planin e detajuar të Evropianit. Dhe afatit i janë përmbajtur vetëm Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Serbisë.
UEFA e ka pranuar zyrtarisht ofertën e Shqipërisë dhe Serbisë, për të bashkëorganizuar Kampionatin Evropian në kategorinë U-21 në vitin 2027.
Kjo u bë e ditur të enjten nga shtëpia e futbollit evropianm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt në Nyon të Zvicrës.
UEFA njoftoi se ky tandem i organizim e ka përmbushur afatin e fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Të interesuar për organizim ishin edhe Turqia dhe Belgjika.
Vendimi pë dhënien e të drejtës për organizim pritet të merret më 16 dhjetor.
Ky bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, ngjalli reagime të shumta sidomos në trojet shqiptare.
Ishte kjo iniciativë që u kritikua tej mase.
Në maj, kryetari i FSHF-së Armand Duka, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s kishte deklaruar se projekti në fjalë është “100% futbollistik, me një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.
Federatat shqiptare dhe ajo serbe e futbollit u bashkuan për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje. /KlanKosova