Ndeshja e mbetur e xhiros së parë Trepça – Ylli do të zhvillohet sonte

Ndeshja e mbetur e xhiros së parë Trepça – Ylli do të zhvillohet sonte

Sport September 25, 2024 - 11:32

Ndeshja e mbetur e xhiros së parë mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit do të zhvillohet sonte (e mërkurë).

Derbi i javës së parë ishte në program për t’u zhvilluar më 14 shtator, mirëpo ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës mitrovicase në garat ndërkombëtare.

Takimi do të zhvillohet në palestrën “Minatori” dhe fillon në orën 19:00.

Trepça ka 0 pikë, kurse Ylli renditet i pesti me dy sosh. /Zëri