ELF Cup: Chelsea mposht thellë Barrown, Man City fiton me rezultat të ngushtë ndaj Watfordit

ELF Cup: Chelsea mposht thellë Barrown, Man City fiton me rezultat të ngushtë ndaj Watfordit

Sport September 24, 2024 - 22:42

Chelsea ka arritur të shënojë fitore të thellëndaj Barrowit, duke kaluar kështu në 1/8-tën e finales së Kupës Carabao.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultat 5-0.

Golat u shënuan nga Nkunku (8’, 15’, 75’), Farman autogol (28’) dhe Neto (48’).

Në anën tjetër, fitore ka shënuar edhe Manchester City ndaj Watfordit me rezultat të ngushtë 2-1.

Golashënuesit për Cityn ishin Doku (5’) dhe Nunes (38’), kurse për Watfordin realizoi Ince (86’). /Zëri