Luis Enrique flet për largimin e Mbappes nga PSG-ja

Luis Enrique flet për largimin e Mbappes nga PSG-ja

Sport September 24, 2024 - 21:15

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka theksuar të martën se ishte e rëndë të shihej Kylian Mbappe duke u transferuar te Real Madridi. Enrique ka thënë se Mbappe është lojtar i mrekullueshëm. 

“Kylian Mbappe është lojtar i mrekullueshëm dhe një person fantastik, është e vështirë të gjesh një djalë të veçantë si ai. Ai është fantastik. Më erdhi keq ta shoh Mbappen duke u larguar dhe duke iu bashkuar Real Madridit”, ka thënë Enrique. 

Mbappe u transferua nga Parisi te Reali si futbollistë i lirë. 

Francezi në tetë ndeshje të zhvilluar me gjigantin spanjoll këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.