Gary Neville vjen me një ide që do ta ndryshonte shumë lojën e futbollit
Gary Neville ka zbuluar se çfarë do të bënte për të përmirësuar futbollin për tifozët.
Legjenda e Manchester United, Neville, 49 vjeç, shpesh ka shprehur mendime të hapura për disa çështje kyçe që lidhen me futbollin.
Ish-mbrojtësi i djathtë është një mbështetës i fortë i një rregullatori të pavarur dhe ka qenë një kundërshtar i madh i një Lige të re Evropiane për klube në vitet e fundit.
Duke folur në “The Overlap”, prezantuar nga Sky Bet, Neville u bëri një pyetje kolegëve të tij, Ian Wright, Roy Keane dhe të tjerëve, se çfarë do të ndryshonin në futboll për ta “përmirësuar atë 100% përgjithmonë.”
Neville doli me një ide radikale që do të ndikonte mënyrën se si ndahen pikët pas ndeshjeve.
“Pas ndeshjeve të barazuara në ligë, do të fusja penallti për një pikë shtesë,” tha ai. “Kështu që merr dy pikë nëse fiton gjuajtjet e penalltive.”
“Do ta bënte emocionuese për një tifoz që vjen në ndeshje. Nëse një fëmijë shkon për herë të parë ose mund të jetë e vetmja ndeshje e tij këtë sezon dhe shikon një barazim 0-0 ose 1-1, të paktën do të kishte një fitues.”
“Fëmijët i adhurojnë penalltitë, vajzat e mia do ta donin një fund me penallti.”
Roy Keane komentoi se ishte një ide “shumë e amerikanizuar,” me Neville që pranoi se zbatimi praktik i këtij rregulli të ri do të kërkonte shumë punë.
Megjithatë, ky rregull tashmë është në veprim në EFL Trophy, ku ekipet – siç thotë Neville – kanë mundësinë të fitojnë një pikë shtesë nëpërmjet një fitoreje me penallti nëse ndeshja përfundon barazim.
Kjo pikë shtesë është shpesh vendimtare për të kaluar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Neville, 49 vjeç – i cili është gjithashtu bashkëpronar i skuadrës së League Two, Salford City – kishte ide të tjera dhe vazhdoi të zbulojë se çfarë tjetër do të ndryshonte në lojë.p