Luiz Diaz, i vendosur për bisedime për kontratë të re me Liverpoolin

Luiz Diaz, i vendosur për bisedime për kontratë të re me Liverpoolin

Sport September 24, 2024 - 16:26

Liverpooli po përgatitet të hapë negociatat me anësorin Luis Diazin për një kontratë të re, sipas “Football Insider”.

Ndërkombëtari kolumbian, i cili ishte lidhur me një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës, ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon, duke kontribuar me pesë gola dhe një asistim në të gjitha garat.

27 vjeçari aktualisht është nën kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027, por klubi thuhet se dëshiron të zgjasë më tej marrëveshjen e tij si një shpërblim për formën e tij të spikatur. /Zëri